Ndërlidhjet

ANKARA


Kisha armene në Turqi ka tërhequr vëmendjen se shtyrja e hapjes së bisedimeve për anëtarësinë e Turqisë në Bashkimin Evropian mund të zhvleftësojë përpjekjet për të pajtuar Lindjen dhe Perëndimin.
Qëndrimin e tij kreu i kishës armene ia ka bërë të ditur ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian përmes një letre. Një nga çështjet më kundërthënëse për Turqinë ka qenë ajo që Armenia e quan gjenocid kundër armenëve nga perandoria Osmane, çfarë nuk është pranuar nga Ankaraja.
Bashkësia armene në Turqi arrin në mbi 70 mijë vetë dhe është pakica më e madhe jo myslimane në vend.
XS
SM
MD
LG