Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendësministri i Kosovës, Adem Salihaj dhe kryetari
i këshillit grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Asllan Bajrami, kanë theksuar se me nënshkrimin e urdhëresës nga Qeveria për zbatimin e kontratës kolektive si dhe vendimin për rishikimin e rregullores për nivelizimin e pagave Qeveria dhe BSPK-ja kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e grevës së punëtorëve shëndetësorë dhe të arsimit, e cila ka filluar më 3 tetor. Në anën tjetër, Ali Shabanaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe teknologjisë, thekson se kjo sindikatë nuk është e kënaqur me këtë marrëveshje dhe se greva e arsimtarëve do të vazhdojë.
XS
SM
MD
LG