Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, tha se greva e përgjithshme e arsimtarëve në të gjitha nivelet do të vazhdojë. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të sindikatës, përfaqësuesi Zenel Zeka, tha se me ofertën e qeverisë nuk janë përmbushur kërkesat e parashtruara nga sindikata.
Ndërkohë, dhjetëra punëtorë të Ministrisë së Shërbimeve Publike, edhe sot protestuan para kësaj ministrie, në kërkim të respektimit të ligjit në këtë institucion. Zyrtarët thanë se ndaj të gjithë personave, të cilët kanë penguar punën në këtë ministri, do të merren masat e parapara ligjore.
XS
SM
MD
LG