Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Përpjekjet humanitare në Pakistan ende janë kaotike, tre ditë pas tërmetit në pjesën e Kashmirit.
Deri tash shumë pak ndihmë u është ofruar të mbijetuarve, kryesisht shkaku i rrugëve të bllokuara dhe mungesës së aeroplanëve dhe helikopterëve, kurse shirat e mëdha edhe më shumë i kanë vështirësuar operacionet humanitare.
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë se nevoiten edhe shumë helikopterë për të shpërndarë ushqime, barëra dhe streha për miliona të mbijetuarit.
Bilanci zyrtar i të vdekurve nga tërmeti është 21.000 në Pakistan dhe 1.300 në Indi.
XS
SM
MD
LG