Ndërlidhjet

ZAGREB


Presidentët e vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore janë tubuar në kryeqytetin kroat për t'i diskutuar integrimet e rajonit në Bashkimin Evropian.
Tema kryesore e takimit do të jetë procesi i zgjërimit të BE-së dhe sfidat ekonomike të tij.
Duke i vërejtur ngecjet në integrimet evropiane, presidenti kroat Stipe Mesiq tha se procesi duhet të vazhdojë dhe të kompletohet.
Në takim marrin pjesë presidentët e Italisë, Polonisë, Hungarisë, Çekisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë e Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë dhe Moldavisë.
XS
SM
MD
LG