Ndërlidhjet

MUZAFARABAD


Pakistani zyrtarisht ndërpreu kërkimin për të mbijetuarit e tërmetit të së shtunës dhe tani po përqendrohet në ndërtimin e zonave të shkatërruara. Vullnetarja në ekipet ndërkombëtare për shpëtim, Helen Lombard tha se të gjitha operacionet e kërkim shpëtimit janë ndërprerë. "Ata, tani po kujdesen për ndihmat që po arrijnë dhe të mbijetuarit" tha Lombard. Rreth 25.000 persona vdiqën nga tërmeti, kurse dhjetëra mijëra të tjerë u lënduan.
XS
SM
MD
LG