Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u takua sot në Moskë me Sekretaren Amerikane të Shtetit Condoleezza Rice. "Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë interesa të përbashkëta në luftimin e terrorizmit dhe stabilizimin e Afganistanit" tha Putin.
Më herët, Rice u takua me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov me të cilin nuk u pajtua rreth të drejtës së Iranit për të zhvilluar programet e energjisë bërthamore.
"Ne dhe Rusia kemi gjetur një qëllim të përbashkët që të ndihmojmë evropianët në përpjekjet e tyre për gjetjen e përgjigjes në shumë çështje rreth programeve bërthamore të Iranit. Mirwpo, nënshkruesit e marrëveshjes për mospërhapjen e armëve bërthamore kanë edhe obligime, jo vetëm të drejta" tha Rice.
Pas Moskës, Rice qëndron në Londër, ku takohet me kryeministrin Tony Blair.
XS
SM
MD
LG