Ndërlidhjet

PRISHTINË


Pas zyrtarëve të forcës paqeruajtëse, sot edhe krerët e policisë ndërkombëtare në Kosovë kanë pranuar se persona të armatosur dhe të veshur me të zeza janë paraqitur në Kosovën perëndimore. Komisionari i policisë së UNMIK-ut Kai Vittrup, tha se problemi nuk duhet të bëhet më i madh sesa është në të vërtetë, pasi sipas tij bëhet fjalë për një grup të vogël njerëzish që nuk gëzojnë mbështetjen e popullatës lokale. Përndryshe komisionari Vittrup, në një konferencë shtyp, tha se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është stabile, edhe pse gjatë muajve të fundit janë vërejtur veprime kriminale që kanë vepruar në kundërshtim me situatën e përgjithshme të sigurisë.
XS
SM
MD
LG