Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Irak filloi sot dhe pastaj u shtye deri më 28 nëntor, gjyqi ndaj presidentit të përmbysur Saddam Hussein, i cili akuzohet për krime kundër njerëzimit. Gjykatësi kurd Rizkar Mohammed Amin tha se vendimi është marrë pasi mbrojtja kërkoi 3 muaj shtyrje. Më herët Hussein tha se nuk e njeh autoritetin e këtij gjyqi.
"Nuk i përgjigjem të ashtuquajturit gjyq, megjithë respektin për secilin nga ju" tha Hussein.
Ndërkohë, drejtori i Organizatës Human Rights Watch për programin e drejtësisë ndërkombëtare, Richard Dicker tha për agjencinë Roiters se është e rëndësisë vendimtare që Hussein të ketë gjykim të drejtë. Sipas tij, drejtësia duhet të vendos rreth përgjegjësëve për krimet gjatë sundimit të partisë Baath.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG