Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian ka zgjeruar urdhërin për të ndaluar eksportin e shpendëve thuajse nga gjithë territori i Rusisë. Ky hap erdhi pas zbulimit të virusit të gripit të shpendëve dhe në Rusinë evropiane. Po sot ministrat e shëndetësisë së Bashkimit Evropian po takohen në Londër për të diskutuar masat në parandalimin e përhapjes së virusit në kontinentin evropian.
Nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin pas raportimit të një numri rastesh të reja të virusit H5N1 në Kinë. Në Tajlandë u raportua viktima e trembëdhjetë nga ky virus.
XS
SM
MD
LG