Ndërlidhjet

BERLIN/KOMBET E BASHKUARA


Ministri i jashtëm gjerman, Joschka Fischer, ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit për fillimin e bisedimeve rreth statusit të Kosovës. "Të gjitha palët duhet të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në proçesin e statusit. Bashkësia ndërkombëtare nuk do të pranojë hapa të njëanshëm, por kompromise që janë të pranuara nga të gjitha palët", ka thënë Fischer.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Andrei Denisov tha se bisedimet për statusin e Kosovës "duhet të jenë të përgatitura me kujdes dhe të zbatojnë kornizën e përcaktuar nga rezoluta 1244".
XS
SM
MD
LG