Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad iu bashkua sot mijëra njerëzve që morën pjesë në tubimet anti-izraelite, që ishin organizuar nga autoritetet shtetërore. Këto tubime janë pjesë e protestave të së ashtuquajturës Ditë e Jerusalemit, që shënohet çdo vit, e që ka për qëllim solidarizimin me popullin palestinez. Këto demonstrata në Teheran dhe në qytetet e tjera në mbarë Iranin u bën pas deklaratës së presidentit Ahmedinejad se "Izraeli duhet të zhduket nga harta". Kjo deklaratë hasi në dënime ndërkombëtare, ndërsa Izraeli kërkoi që Irani të përjashtohet nga Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG