Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Autoriteti palestinez sot ka shpallur përfundimin e përshkallëzimit të dhunës me Izraelin, pas kontakteve me militantët islamikë, me Izraelin dhe me Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi Nabil Abu Rudeina tha se këto kontakte ishin zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit. Por, tash për tash, as militantët e as zyrtarë të Izraelit nuk e kanë konfirmuar këtë marrëveshje. Nëntë palestinezë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës pasi nga një sulm vetëvrasës me bombë të mërkurën në Izrael u vranë pesë izraelitë.
XS
SM
MD
LG