Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan anuloi vizitën në Iran, gjatë këtij muaji, për shkak të komenteve të presidentit të Iranit, për Izraelin, njofton korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, në Uashington, Robert McMahon. Zëdhënësi i Annanit Stephane Dujarric tha se vendimi është marrë pas bisedave me përfaqësuesit e misionit të Iranit në Nju Jork. Presidenti i Iranit pati thënë se "Izraeli duhet të fshihet nga harta". Kjo deklaratë u dënua fuqishëm nga faktorët ndërkombëtarë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.