Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova tha sot se parimet e Grupit të Kontaktit për bisedimet për statusin e Kosovës janë qëndrime korrekte, që e lënë të hapur çështjen e Kosovës, e cila për palën kosovare është pavarësia. Pas një takimi me shefin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, ai tha se e vlerëson shumë të rëndësishme pikën, me të cilën kërkohet që të ruhet tërësia territoriale e Kosovës.
Petersen ndërkaq, tha se pas takimeve që ka pasur gjatë dy javëve të fundit me faktorët ndërkombëtarë, mendon se është e qartë që tani fati është duart e liderëve të Kosovës.
Sipas tij, ende nuk dihet data e fillimit të bisedimeve, por koha e takimeve të Marti Ahtisarit në rajon, lë të kuptohet se procesi i bisedimeve fillon gjatë këtij muaji.
XS
SM
MD
LG