Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 50 kryengritës dhe 3 marinca amerikanë janë vrarë në fazën më të fundit të operacioneve në Irakun perëndimor.
Rreth 2.500 trupa amerikane dhe 1.000 ushtarë irakianë janë angazhuar në luftimin e kryengritësve në afërsi të kufirit me Sirinë.
Po sot, 9 policë u vranë dhe 9 të tjerë u plagosën në sulme të ndara, në Kirkuk dhe në Bagdad.
Ndërkohë, Kombet e Bashkuara sot e bënë publik një raport për viktimat civile të luftës në Irak. Sipas raportit, më shumë se 30 mijë civilë e kanë humbur jetën prej fillimit të luftës në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG