Ndërlidhjet

PRISHTINË – Shtërpce


Në tregun e gjelbërt të Shtërpces gjatë ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim, prej të cilit janë plagosur të paktën 5 persona. Agim Demiri zëdhënës I Shërbimit Policor të Kosovës tha se dy të lënduarit janë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpce për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Në Prishtinë ndërkaq, zyrtarë të forcave të rendit kanë bërë të ditur se shpërthimi që ka ndodhur mbrëmë në qendër të kryeqytetit ka të bëjë me një mjet shpërthyes të vendosur nën veturën e njësitit të hetuesve të Shërbimit Policor të Kosovës. Komisioneri I Policisë së Kombeve të Bashkuara, Kai Vitrup, e ka cilësuar këtë ngjarje si një akt terrorist dhe ka thënë se vetëm fati dhe ndihma e Zotit e kanë shpëtuar këtë pjesëtar të njësitit hetues, I cili nga shpërthimi ka pësuar lëndime.
XS
SM
MD
LG