Ndërlidhjet

PODGORICË


Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq tha sot se të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për Kosovën Marti Ahtisari do ta njoftojë statusi i Kosoves dhe pavaresia e Malit te Zi nuk jane te ndërlidhura. "Nuk ekziston ndërvarësi e fortë ndërmjet proçesit të definimit të statusit të Kosovës dhe proçesit te ripërtërirjes se pavarësise së Malit të Zi", tha Gjukanoviq. Ai tha se në takimin e nesërm me Ahtisarin, do të përcjellë vlerësimin se është e dëshirueshme që këto dy çështje të zgjidhen deri në mesin e vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG