Ndërlidhjet

KJEV


Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër torturës respektohet nga gjithë personeli amerikan pa përjashtim, kudo në botë, ka deklaruar Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice gjatë turneut të saj evropian. Rice ka qëndruar gjatë ditës në Ukrainë ku ka shprehur mbështetjen për reformat ekonomike e politike në vend.
"Revolucioni i portokalltë nuk ishte thjesht një fitore për vendin tuaj. Ju folët për të gjithë ata individë që vuajnë në heshtje nën hijen e frikës. Zëri i Ukrainës u dëgjua ngado deri në Liban, Palestinë dhe Irak, si dhe pranë jush si në Kirgizi, çfarë bëri që qytetarët e këtyre vendeve të marrin ndryshime demokratike të papapara", tha Rice. Rice kishte vizituar më parë Rumaninë ku kishte rënë dakord me autoritetet rumune që të hapen katër baza ushtarake amerikane në këtë vend.
XS
SM
MD
LG