Kongresmeni Alcee Hastings, kryesues i komisionit amerikan në OSBE, dhe bashkëkryesuesi, senatori Ben Cardin, thanë se njohja e pavarësisë së Kosovës do të sjellë në përmbylljen e suksesshme të kapitullit të vështirë të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Gjatë një vizite në Radion Evropa e Lirë në Pragë, dy ligjvënësit amerikanë gjithashtu shfaqën shpresën se do të arrijnë t'i bindin anëtarët tjerë të OSBE-së që ta ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara për njohjen e Kosovës.
Senatori Cardin tha se pret që së shpejti njohjen ta bëjë edhe Qeveria e Çekisë, duke shtuar se "kjo është politikë e drejtë", sepse kosovarët një kohë të gjatë, me durim, kanë pritur pavarësinë.
Të pyetur nëse kjo do t'i inkurajojë aspiratat e pakicave tjera për shtetësi, Cardin dhe Hastings e theksuan rolin e Kombeve të Bashkuara në implementimin e procesit të planifikuar dhe të qëllimshëm për pavarësinë e Kosovës.
Ata thanë se ky është shembull për arritjen e pavarësisë, e jo veprimet e njëanshme të individëve apo grupeve.