Agjencia CIA ka kumtuar sot se zëri nga shiriti i transmetuar dje nga një kanal televiziv arab është, me gjasë, i Osama bin Ladenit. Folësi në këtë shirit i referohet zënies së ish liderit të Irakut, Saddam Hussein dhe zhvillimeve të tjera aktuale. Në këtë shirit dëgjohet kërkesa që myslimanët të vazhdojnë të bëjnë një luftë të shenjtë në Irak, pastaj dënohen liderët myslimanë dhe arabë për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe parashihet okupimi amerikan i Arabisë Saudite dhe i vendeve të tjera arabe të Gjirit. Shtetet e Bashkuara e fajësojnë Osama bin Ladenin për orkestrimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vititi 2001.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.