Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me takimin e sotëm të liderëve të Pakistanit dhe të Indisë në Islamabad, ka thënë në Uashington, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Adam Ereli. Takimin e liderëve të dy shteteve fqinje, me armatim bërthamor, e ka përshëndetur edhe Franca. Takimi i sotëm ndërmjet presidentit të Pakistanit, Pervez Musharraf dhe kryeministrit të Indisë, Atal Behari Vajpayee ishte i pari në dy vitet e fundit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.