Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjykata Supreme e Kosovës e shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Qarkut në Prizren, me të cilën Angjelko Kollashinac ishte dënuar me 8 vjet heqje lirie nën akuzat për krime lufte, për përfshirjen e tij në deportimin e popullatës civile dhe detyrimin e civilëve shqiptarë në punë të dhunshme gjatë luftës në Kosovë.
Kollashinac u arrestua në gusht të vitit 2000, një vit më vonë u dënua me 5 vjet heqje lirie, ndërkaq në rigjykimin e 3 shkurtit të vitit të kaluar u dënua me 8 vjet burgim.
Për kohën që akuzohet, Kollashinac ishte kryetar i Kuvendit Komunal të Rahovecit dhe shef i shtabit të mbrojtjes civile.
XS
SM
MD
LG