Carne Ross, koordinator për strategji në UNMIK
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Ross, plani për implementimin e standardeve nuk është finalizuar ende. Kur mendoni se do të finalizohet, nëse merret parasysh edhe fakti se shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri, në fund të këtij muaji duhet të raportojë përpara Këshillit të Sigurimit mbi standardet?
CARNE ROSS
Përgjigja e shkurtër në këtë pyetje do të ishte sa më shpejtë që të jetë e mundur, por nuk e di datën e saktë. Duam që ta përfundojmë në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, por ka shumë punë për t’u bërë. E tëra që mund të them se UNMIK-u, sikurse edhe qeveria, janë jashtëzakonisht të angazhuara në punimet rreth këtij plani.
RADIO EVROPA E LIRË
Cilat janë pengesat kryesore me të cilat përballeni në këtë drejtim?
CARNE ROSS
Mendoj se përgjigja e thjeshtë është se ka jashtëzakonisht shumë punë për t’u bërë, është punë e madhe për të shkruar me fjalë të qarta atë që ne dhe qeveria do të bëjmë në 12 apo 16 muajt e ardhshëm për të përmbushur standardet. Ky proces përfshin pothuajse të gjithë brenda qeverisë dhe të gjithë brenda UNMIK-ut. Prandaj, ka shumë punë për secilin.
RADIO EVROPA E LIRË
Do të doja të di cilat do të ishin mekanizmat që do të vlerësonin se cilat standarde janë përmbushur dhe cilat jo?
CARNE ROSS
Kriteret janë shumë të qarta, ato janë përkufizuar në dokumentin Standardet për Kosovën. Ajo që është shkruar në këtë dokument janë caqet tona dhe duhet të punojmë në arritjen e tyre. Prandaj çdo vlerësim do të bazohet në atë që është shkruar në dokument. Sa për mekanizmat konkretë, nuk mendoj se mund t’ju jap përgjigje, sepse nuk kemi ndonjë mekanizëm të ri që do të vlerësonte përparimet e arritura dhe nuk jam i sigurt se do të kemi nevojë për një mekanizëm të këtillë. Harri Holkeri ka thënë se qeveria do të jetë e konsultuar në çdo vlerësim të përparimeve të arritura apo të mungesës së tyre. Është shumë e rëndësishme që qeveria, së bashku me ne, të kuptojë fushat në të cilat përparimi është i domosdoshëm dhe fushat ku nuk është.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Ross, dua t’ju pyes për çështjen e mospjesëmarrjes së përfaqësuesve serbë në grupet punuese për implementimin e standardeve, duke kërkuar një status të veçantë brenda këtyre grupeve, i cili do t’ua mundësonte ndikimin në çështjet që ata i konsiderojnë si të rëndësishme për komunitetin serb. A jeni të gatshëm t’i pranoni këto kërkesa?
CARNE ROSS
Jam pyetur rreth kësaj çështjeje, por nuk jam i sigurt se nga ka dalë një gjë e këtillë. Zoti Holkeri është takuar me koalicionin “Kthimi” në disa raste dhe përfaqësuesit e tij nuk kanë vënë kushte për të marrë pjesë në grupet punuese. Ata i kanë bërë të ditura shqetësimet e tyre të përgjithshme mbi standardet dhe procesin e implementimit, rreth të cilave ne tashmë jemi përgjigjur. Pra, nuk jemi duke folur për kushtëzimin e pjesëmarrjes. Ne në UNMIK besojmë se implementimi i standardeve është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Për të përfaqësuar më së miri interesat e komunitetit serb në Kosovë, përfaqësuesit e tyre duhet të jenë të kyçur në procesin e implementimit të standardeve. Kjo është shumë e qartë.
RADIO EVROPA E LIRË
Por, si do të ndikojë mospjesëmarrja e tyre në këtë proces?
CARNE ROSS
Nuk dua të spekuloj se ata nuk do të marrin pjesë. UNMIK-u dhe qeveria, ashtu siç edhe vetë kryeministri e ka bërë të qartë para disa ditësh, duan që ata të jenë të përfshirë. Prandaj, nuk dua të komentoj mbi mospjesëmarrjen e tyre në të ardhmen.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Ross, përfaqësuesit e institucioneve vendore, disa herë deri tani e kanë ngritur çështjen e mungesës së përgjegjësive në përmbushjen e standardeve. Çfarë mendoni ju, a duhet që këto institucione të kenë më shumë përgjegjësi?
CARNE ROSS
Është shumë interesante se kur ulemi dhe bisedojmë mbi planin për implementimin e standardeve dhe si t’i shndërrojmë këto standarde në realitet, gjithnjë e më pak flasim për përgjegjësitë dhe gjithnjë e më shumë flasim për qasjet praktike. Ne në UNMIK besojmë se është e një rëndësie të veçantë të kuptohet fakti se standardet janë këtu që të implementohen nga UNMIK-u, por mbi të gjitha nga qeveria. Nëse e lexoni dokumentin mbi standardet do të shihni se ka shumë punë për të gjithë në Kosovë për të arritur përmbushjen e tyre, pavarësisht nga çështja e përgjegjësive. Megjithatë, dua ta bëj të qartë gjithashtu se UNMIK-u tashmë e ka politikën e vet për transferimin e sa më shumë kapaciteteve tek institucionet vendore. Puna jonë është që ta përgatisim Kosovën për vetëqeverisje. Kjo pra do të thotë më pak për UNMIK-un dhe më shumë për Qeverinë. Dhe kjo qasje ka të bëjë me atë që jemi duke bërë në procesin e implementimit të standardeve.
RADIO EVROPA E LIRË
Në Kosovë gjatë këtij viti pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. A prisni ndonjë ndikim të fushatave parazgjedhore në përmbushjen e standardeve?
CARNE ROSS
Padyshim, e tërë çështja e standardeve do të jetë pjesë e fushatave parazgjedhore, meqë është pjesë thelbësore dhe qëndrore e të ardhmes së Kosovës. Por, shpresoj se të gjithë politikanët do të kuptojnë se nëse i sulmojnë standardet, do të tregojnë se janë faktorë irelevantë në procesin e përparimeve në Kosovë drejt përcaktimit të statusit të saj. Dua që kjo të jetë shumë e qartë, përkushtimi i të gjithë politikanëve në përmbushjen e standardeve është thelbësor për miratimin e një vendimi pozitiv mbi statusin përfundimtar të Kosovës.
RADIO EVROPA E LIRË
A jeni optimist se standardet do të përmbushen deri në mesin e vitit 2005?
CARNE ROSS
Mendoj se jemi optimistë, por gjithashtu duhet të jemi të qartë se përparimi mbi të gjitha varet nga një gjë, përkushtimi i udhëheqësve dhe qytetarëve të Kosovës.
Intervistoi: Arbana Vidishiqi