Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i Mbrojtjes Sergei Ivanov tha se Rusia është e shqetësuar nga nga zhvendosja e mundshme e bazave amerikane në Evropë afër kufijve rusë.
Ivanov tha se Uashingtoni e ka informuar Moskën se e shqyrton zhvendosjen e bazave nga Gjermania në Poloni, Rumani apo vende tjera të Evropës Juglindor.
Ndërkohë, kryetari i Këshillit amerikan në NATO Bruce Jackson tha në Gjeorgji se përveç Polonisë dhe Rumanisë, trupat amerikane mund të dërgohen edhe në Bullgari, prej ku do të merrnin pjesë në operacionet në Afganistan dhe Irak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG