Ndërlidhjet

UASHINGTON


Partia Demokratike e ka akuzuar presidentin George Bush se i ka çuar Shtetet e Bashkuara në izolim dhe i ka tjetërsuar nga aleatët.
Lideri i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i sulmoi politikat e jashtme të administratës në replikën zyrtare të partisë ndaj fjalimit vjetor të presidentit Bush.
"Kurrë më parë ushtarakisht nuk kemi qenë më të fortë. Por edhe vendi më i fuqishëm në historinë e botës duhet t'i ketë pranë vetes popujt tjerë për t'u përballur me rreziqet e përbashkëta. Politikat e presidentit këtë nuk e pasqyrojnë. Ai ka zhvilluar politikë të njëanshme, e cila na izolon dhe na privon nga resurset e nevojshme për arsimin dhe shëndetësinë", tha Pelosi.
Demokratët gjithashtu thanë se administrata e Bushit nuk i ka përfillur nevojat e amerikanëve të thjeshtë.
XS
SM
MD
LG