Lideri i lartë i Hizbollahut, Hassan Nasrallah ka thënë sot se shkëmbimi i të burgosurve me Izraelin do të bëhet të enjten. Marrëveshja për këtë shkëmbim është arritur me ndërmjetësimin e Gjermanisë. Raportohet se me këtë marrëveshje ndërmjet Izraelit e Hizbollahut, afro 400 palestinezë, 23 libanezë, 12 të arrestuar arabë dhe një shtetas gjerman, do të shkëmbehen për një biznesmen izraelit dhe tre ushtarë, që konsiderohen të vdekur.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.