Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, i cili po qëndron për vizitë në Rusi, ka filluar takimet me zyrtarët e lartë rusë. Gjatë takimit me homologun e tij rus, Igor Ivanov, Powell ka deklaruar se mardhëniet mes dy armiqëve të dikurshëm kanë një bazë të qëndrueshme dhe duhet të thellohen.
Presidenti Putin gjatë takimit me shefin e diplomacisë amerikane ka theksuar se mardhëniet ruso-amerikane janë "të qëndrueshme".
Powell pritet të nënvizojë shqetësimet amerikane lidhur me procesin e demokratizimit në Rusi si dhe mardhëniet e Moskës me Gjeorgjinë dhe Moldavinë.
XS
SM
MD
LG