Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BEJIXHI, IRAK/TIRANË


Trupat amerikan në këtë qytet të Irakut qendror kanë mbajtur një ceremoni përkujtimi për ushtarin 21 vjeçar nga Teksasi, me origjinë nga Shqipëria, që u vra para disa ditësh. Ervin Dervishi vdiq të dielën e kaluar nga plagët e marra nga një sulm kundër makinë së tij të blinduar një ditë më parë. Në këtë ceremoni pos afro 200 ushtarëve, nga njësiti në të cilin ka shërbyer Eervin Dervishi, mori pjesë edhe gjenerali Raymon Odierno. Sot në Tiranë, në repartin e forcave komando, mbahet një ceremoni e këtillë e përkujtimit për ushtarin 21 vjeçar Ervin Dervishi.
XS
SM
MD
LG