Ndërlidhjet

JERUSALEM


Së paku 10 njerëz janë vrarë dhe disa dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi vetvrasës në një autobus në Jerusalem, jo larg rezidencës së kryeminsitrit Ariel Sharon.
Ahmed Qurei, kryeministri palestinez ka dënuar sulmin, por ka qenë tepër kritik dhe ndaj vrasjes së tetë palestinezëve gjatë ditës së djeshme.
Nga ana tjetër Jonathan Peled, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite pas sulmit ka deklaruar:
"Është shumë e qartë se palestinezët nuk janë të aftë dhe nuk kanë vullnet për të luftuar terrorizmin. Ndaj ne do të vazhdojmë të ndërtojmë murin e sigurisë dhe të vetmbrohemi, pasi asnjë qytet, asnjë vend e asnjë popull nuk mund të pranojë krime të tilla."
Pas sulmit Sharon ka anulluar takimet, përfshi dhe ato me dy zyrtarë të lartë amerikanë që gjenden në rajon.
XS
SM
MD
LG