Zyrtari i Partisë Socialiste në pushtet, Bardhyl Agasi, në reagimin e tij të sotëm ndaj disa akuzave të bëra nga ish kryeministri, Ilir Meta për qeverinë e zotit Nano, ka thënë se "reagimi i Metës është i njejtë me ato të liderit të opozitës, Berisha". Zoti Agasi i ka cilësuar "absurde" pohimet e zotit Meta për ngjashmëri të Shqipërisë me Gjeorgjinë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.