Ndërlidhjet

PRAGË


Në raportet për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit ë Serbisë, agjencitë botërore të lajmeve theksojnë se ai fitoi falë votave të socialistëve të Millosheviqit.
Reuters i transmeton diplomatët të kenë thënë se kjo mundësi që iu dha socialistëve të diskredituar, nuk do t'i inkurajojë forcat perëndimore, të cilat i mbështesin partitë reformatore.
Reuters transmeton se diplomatët presin që qeveria, e cila do të mbështetet në Partinë Socialiste, do të jetë shumë pak e gatshme për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, i cili dëshiron që Beogradi t'i dorëzojë 4 gjeneralët e akuzuar për krime të luftës.
Përpjekjeve për tejkalimin e krizës politike u priu Koshtunica duke u bashkuar me socialistët, transmeton Associated Press, duke shtuar se mbështetja tek socialistët dhe lëshimet që do t'u bëhen, mund ta rrezikojnë kredibilitetin demokratik të qeverisë së re, stabiliteti i së cilës do të varet nga njerëzit e Millosheviqit.
XS
SM
MD
LG