Ndërlidhjet

BAGDAD


Rreth 50 njerëz u vranë dhe mbi 50 u plagosën nga shpërthimi i një automjeti bombë para stacionit të policisë në Iskanderyiah, 40 km në jug të Bagdadit.
"Ky është akt terrorist kundër njerëzimit. Të gjithë ishin njerëz të pafajshëm. Nuk mund ta paramendoj qëllimin e atyre që vrasin të pafajshëm, pavarësisht nëse janë grupe të Al Kaedës apo mbështetës të tyre. Islami nuk i miraton aktet e tilla", tha guvernatori i provincës Babilon Imad Lifty.
Po sot, në qytetin Ramadi një sulmues e hodhi veten në erë para selisë së një lideri lokal, duke vrarë 4 truprojet e tij.
XS
SM
MD
LG