Kreu i Komandës qëndrore amerikane, gjenerali John Abizaid sot i shpëtoi plagosjes në një përleshje të armatosur në Falluxha, në perendim të Bagdadit. Gjeneral brigade Mark Kimit tha se "sulmi kishte ndodhur rreth orës 13:30 në Falluxha, në kohën kur gjenerali Abizaid dhe gjenerali Suanack po vizitonin batalionin e Trupave të Mbrojtjes Civile Irakiane, tre projektil raketor kanë goditur autokolonën amerikane. Me këtë rast nuk ka të plagosur apo të vrarë" tha gjeneral brigade Mark Kimit. Qyteti Falluxha, një kohë të gjatë, është vend i aktiviteteve anti-amerikane dhe njihet si pjesë e trekëndëshit Sunit ku gëzonte mjaft përkrahje ish lideri irakien Sadam Hysein.