Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak, Lakhdar Brahimi, tha se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk duhet të kufizohen nga afate kohore.
Më tej, Brahimi ka shtuar se organizimi i zgjedhjeve është një proces i komplikuar.
"Pjesa më e rëndësishme që duhet përmbushur përpara se të filloni të flisni për një datë zgjedhjesh është korniza ligjore. Janë disa pyetje shumë të thjeshta për të cilat njerëzit duket se nuk mendojnë. Pyetje të tilla janë "Kë doni të zgjidhni dhe cfarë sistemi zgjedhor dëshironi", ka deklaruar Brahimi, gjatë një konference shtypi në Bagdad.
Më tej Brahimi ka tërhequr vëmendjen e irakianëve për rreziqet e mundshme të një lufte civile ne vend, derisa ata përpiqen të vendosin një qeveri sovrane.
XS
SM
MD
LG