Ndërlidhjet

BANGOK


Në Bangok është duke u mbajtur një takim i ekspertëve rajonal të mjekësisë kushtuar përpahjes gjithnjë më të madhe të gripit të shpezëve. Përfaqësuesi i Tajlandës, Bjorn Melgard me këtë rast ka thënë se gripi në këtë vend është duke u përhapur me shpejtësi të madhe." Ndërsa ne qëndrojmë këtu epidemia, përkatësisht grip i shpezëve, është duke u përhapur në një shkallë të pa presedan. Vetëm gjatë dy ditëve të kaluara në Tajlandë janë regjistruar 14 raste të reja ndërsa të prekur nga ky grip ka edhe në Kinë dhe vende tjera të Azisë", ka thënë Bjorn Melgard për të shtuar se "aktualisht kemi të bëjmë me një epidemi me të cilën kurr nuk jemi ballafaquar më parë. Rrjedhimisht është shumë e vështirë të parashikohet se qfarë do të ndodh në të ardhmën. Ekziston rrezik real që ky virus të vazhdojë të qarkullojë, dhe ne mund të ballafaqohemi me situatën e pamundësisë të çrrënjosjes së tij", ka thënë Bjorn Melgard.
XS
SM
MD
LG