Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka folur në Universitetin Princeton, në 100 vjetorin e George Kenan.
Powell duke folur për luftën në Irak tha se ajo ndihmoi në vendimet e Libisë zyrtare që t'i japë fund të gjitha aktiviteteve bërthamore dhe të hapej me botën. Shefi i diplomacisë amerikane ka theksuar se vendet aleate me Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë të zhvillojnë armë bërthamore, pasi ato do kenë gjithmonë mbrojtjen e Amerikës.
Lidhur me krijimin e demokracisë në Irak Powell deklaroi:
"Nga cdo pikëpamje, do të jetë e vështirë dhe e komplikuar ndërtimi i demokracisë në vende ku nuk ka përvojë demokratike. Por ambasadori Paul Bremer, në bashkëpunim me irakianët, Kombet e Bashkuara dhe partnerët e koalicionit do t'ja arrijnë."
XS
SM
MD
LG