Ndërlidhjet

BAGDAD


Administratori amerikan në Irak, Paul Bremer ka thënë se ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë vlerësuar se në Irak, brenda së paku një viti, nuk do të jetë e mundshme mbajtja e zgjedhjve. Këto komente zoti Bremer i bëri sot në një intervistë për kanalin televiziv Al – Arabia. Ai mëtutje theksoi se ekipi i Kombeve të Bashkuara ka thënë se kërkohet një periudhë deri në 15 muaj që të zgjidhen disa probleme teknike. Duke folur për këtë çështje Paul Bremer tha:
- Problemet më të rëndësishme janë ato teknike, siç theksuan edhe specialistët e Kombeve të Bashkuara gjatë qëndrimit të tyre këtu, javën e kaluar. Iraku nuk ka ligj të zgjedhjeve, nuk ka komision zgjedhor, nuk ka ligj për partitë politike. Nuk ka as lista të votimeve. Për afro 20 vjet nuk është bërë as regjistrimi i popullësisë.
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara po shqyrtojnë disa propozime për transferin e pushtetit te përfaqësuesit e një qeverie kalimtare të Irakut, që është planifikuar të bëhet deri më 30 qershor të këtij viti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG