Ndërlidhjet

BRUKSEL


Në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, u diskutua edhe për çështjen e Kosovës. Rreth angazhimit të Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësuesi i i Lartë i BE-së Havier Solana, për radion "Evropa e Lirë" tha "Dëshirojm të kemi më tepër pani të Bashkimit Evropian, që të jemi më shumë të përfshier në politikë. Siç e dini vitet 2004 dhe 2005 janë shumë të rëndësishme për shkak të politikës "standardet para statusit". Ne dëshirojmë që t'a përfundojmë këtë, dhe t'a realizojmë në bashkëpunim me Hari Holkerin'' tha Solana, i cili nesër viziton Kosovën.
XS
SM
MD
LG