Ndërlidhjet

DUBAI


Televizioni Al-Jazeera ka transmetuar pjesë nga një audio-kasetë, që besohet se është e Ajman al Zauahrit, udhëheqësit të lartë të Al-Kaidës. Në mes të tjerash al-Zauhari ka folur dhe për ligjin e ri francez.
"Vendimi i fundit i presidentit francez, që nxorri ligjin për të mos lejuar gratë myslimane të mbajnë shaminë e kokës në shkolla është një tjetër shembull i kryqëzatave të urrejtjes që perëndimorët po bëjnë kundër myslimanëve. Ndonëse ata flasin për liri, demokraci dhe të drejta të njeriut, urrejtja e tyre ka kaluar tek gjeneratat e reja", thuhej në audiokasetën që besohet se është e al-Zauharit
Në të njëjtën audio-kasetë thuhet se deklarata e presidentit Bush se janë shkatëruar dy të tretat e organizatës terroriste të Bin Ladenit "është gënjeshtër".
Këto komente presidenti amerikan i ka bërë gjatë muajit Janar, në një fjalim ku ka mbrojtur politikën e tij në luftën kundër terrorizmit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG