Ndërlidhjet

LOS ANGJELOS


Filmi "Lord of the rings: Return of the king", ka fituar mbrëmë më së shumti çmime në edicionin e 76 të Çmimeve të Akademisë Filmit-Oskar. Trilogjia e tretë e këtij filmi ka fituar 11 çmime, aq sa edhe ishte nominuar përfshier këtu edhe çmimin për "filmin më të mirë" dhe "regjisorin më të mirë". "Aktori më i mirë i vitit", është shpallur Sean Penn ndërkaq "aktorja më e mirë", Charlize Theron. Këtë vit, çmimi Oskar për filmin më të mirë të huaj, i ka takuar komedisë franceze "The Barbarian Invasion".
XS
SM
MD
LG