Ndërlidhjet

LYON: MBËSHTETJA NDËRKOMBËTARE PËR POLITIKAT E KOSHTUNICËS NDAJ KOSOVËS VAREN NGA AFTËSIA E DIPLOMACISË SERBE DHE GJENDJA NË KOSOVË


James Lyon, shef i Zyrës në Beograd për GNK-në

EVROPA E LIRË
Zoti Lyon, Koshtunica në detyrën e kryeministrit të emëruar ka bërë publike drejtimet kryesore të politiks së tij. Sa i përket Kosovës, politika e paraqitur nga Koshtunica a është dicka e re apo riformulim i qëndrimeve të mëparshme serbe?

JAMES LYON: Mendoj se ajo cfarë tha ai, duke iu drejtuar fjalëve të Koshtunicës, ishte një politikë e re. Por duket se ajo është e njëjtë me politikën e përgjithshme që Serbia ka ndjekur deri tani, ndonëse ende duhet të presim derisa kjo politikë të formulohet saktësisht dhe në mënyrë përfundimtare. Nga kjo pikëpamje ne mund të themi se është deklarimi i një politike të re, por në të njëjtën kohë duket se është riformulim i ri për përpjekjet e vjetra.

EVROPA E LIRË
Zoti Koshtunica deklaroi se e vetmja mënyrë për të siguruar pakicën serbe në Kosovë ishte "përmes ndarjes së Kosovës në njësi apo kantone etnike". Sipas jush Koshtunica është duke folur për kantonizim apo ndarje të Kosovës?

JAMES LYON: Mendoj se kjo është cështje e një debati që ende nuk ka filluar. Por besoj se arsyeja për këtë lidhet me faktin se nëse krijohet një sistem kantonal, atëherë kur kantonet apo njësitë shqiptare në Kosovë do kërkojnë pavarësi, ato serbe do ta kundërshtojnë këtë ide duke shprehur dëshirën për t'ju bashkangjitur Serbisë, apo të ruajnë të drejtën të pretendojnë për vetvendosje. Kjo e fundit do t'i mundësojë sërish që t'i bashkohen Serbisë. Mendoj se këto janë arsyet që qëndrojnë pas pozicionit të zotit Koshtunica.

EVROPA E LIRË
Si mund të ndikojnë deklaratat e fundit të zotit Koshtunica dhe politikat e tij në zhvillimet e ardhshme në Kosovë, vecanërisht lidhur me përfshirjen e pakicës serbe në institucionet e Kosovës?

JAMES LYON: Kjo është e vështirë të parashihet, pasi kur jepen deklarata të tilla në formë politike nuk bëjnë asgjë për të ulur tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë. Kjo është nga ato sygjerime që ndoshta do priteshin më mirë nëse bëheshin në takime private me UNMIK-un.

EVROPA E LIRË
Sipas jush a shihni ndonjë mundësi që bashkësia ndërkombëtare të mbështesë politikën e Koshtunicës lidhur me Kosovën?

JAMES LYON: Kjo është e vështirë të thuhet në këtë moment, pasi do të varet dhe nga fakti se sa e aftë do të jetë diplomacia serbe për ta mbështetur në rrethet ndërkombëtare këtë politikë. Nga ana tjetër deri në një masë të konsiderueshme varet dhe nga situata në Kosovë dhe fakti se sa i aftë do jetë UNMIK-u në prishjen e strukturave paralele serbe në Kosovë.

Intervistoi: Iliriana A. BAJO

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG