Ndërlidhjet

PRISHTINË


Grupet punuese të Prishtinës dhe Beogradit për energjitikën janë marrë vesh që takimi i ardhshëm i këtyre grupeve të mbahet në 1 Prill në Beograd.
Në takimin e sotëm janë propozuar temat për takimet e ardhshme, ndërsa përparësi janë cështjet lidhur me mjedisin dhe me paisjet për energjitikë.
Shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri ka mirëpritur bisedimet, duke shfaqur shpresën se grupet punuese do të angazhohen për dialog konstruktiv dhe serioz, si një nga standardet që duhen përmbushur.
Derisa në Prishtinë zhvillohej takimi në fjalë, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë u zhvilluan protesta të qytetarëve, të cilët kundërshtuan bisedimet me Beogradin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG