Qindra mijë njerëz marshuan sot nëpër qytetet dhe vendbanimet e Spanjës duke protestuar kundër shpërthimeve të djeshme në Madrid, që lanë rreth 200 të vrarë dhe rreth 1 mijë të plagosur.
Policia tha se vetëm në kryeqytet u tubuan mbi 500 mijë njerëz për ta shprehur zemërimin dhe pikëllimin e tyre.
Tubime masovike gjithashtu u mbajtën në Barcelonë, Sevilla, Valencia dhe qytetet tjera.
Zyrtarët spanjolë thanë se nuk e kanë eliminuar asnjë nga të dyshuarit, por ministri i Brendshëm Angel Acebes tha se qeveria vazhdon ta konsiderojë grupin separatist bask ETA si të dyshuarin kryesor.
Derisa po mbaheshin protestat, televizioni publik i Baskisë ETB dhe gazeta baske 'Gara' njoftuan se kishin pranuar mesazhe nga persona, që kanë pretenduar se janë pjesëtarë të ETA, duke e mohuar përgjegjësinë për sulmet.
Më parë, ETA i ka përdorur këto dy media për të marrë përgjegjësinë për sulmet e kryera.
Kryeministri spanjol Jose Maria Aznar tha se në mesin e atyre që e humbën jetën në shpërthimet, kishte qytetarë nga 11 vende.
"Fanatizmi religjioz apo etnik dallohen vetëm për qëllimet që luftojnë, ndërsa udhëhiqen nga impulsi i njëjtë: vrasja, shkatërrimi dhe gjenocidi", tha Aznar.