Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ambasadorët e NATO-s po mbajnë një takim të jashtëzakonshëm ku po diskutohet shpërthimi i dhunës në Kosovë.
Me këtë rast shefi i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer ka deklaruar:
"KFOR-i po bën gjithcka është e mundur, përfshi dhe dërgimin e forcave rezervë, për të ndaluar dhunën", tha shefi i Aleancës për të shtuar:
"Unë kam kërkuar edhe nga mediat të tregohen të përmbajtura në mënyrën e dhënjes së informacioneve, pasi dhuna duhet të marrë fund", tha Shefer.
"Bashkësia ndërkombëtare po mban të njëjtën linjë politike që ka pasur dhe në të shkuarën. KFOR-i po bën gjithcka brenda mundësive për të parandaluar dhunën, por është para së gjithash përgjegjësi e vetë palëve dhe bashkësive etnike të ndalojnë dhunën e mëtejshme", nënvizoi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Scheffer
XS
SM
MD
LG