Ministri i jashtëm britanik Jack Straw ka dënuar dhunën në Kosovë, por ka përsëritur faktin se ndërhyrja në ish-Jugosllavi ka qenë e domosdoshme dhe se zgjidhja e problemeve merr kohë.
"Ka ndarje të thella historike, ndarje të cilat vazhdojnë prej shekujsh në të gjithë Ballkanin dhe shumë nga këto mosmarrëveshje historike i shohim dhe në ndarjen ekzistuese mes komuniteteve në Kosovë. Ndërtimi i vendeve nuk është një cështje e lehtë", tha Straw.
Më tej duke mbrojtur politikën e ndjekur nga bashkësia ndërkombëtare në Kosovë Straw ka shtuar:
"Cfarë do të kishte ndodhur nëse ne do të lejonim që në oborrin tonë të ndodhte pastrimi etnik, gjenocidi brutal dhe kasapana, pa u ndëshkuar. Nuk ka pasur alternativë tjetër vecse të ndërhynim në Kosovë. Ka qenë e drejtë ndërhyrja dhe ne do të qëndrojmë atje."