Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

AMAN


Ministrat e jashtëm të Irakut dhe të Jordanit që janë takuar sot në Aman kanë premtuar një bashkëpunim më të madh për çështje të sigurisë dhe çështje të tjera. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me mysafirin e tij Hoshyar Zebari, ministri jordanez i punëve të jashtëm Marvan Muasher ka shpallur formimin e panelit të përbashkët për të adresuar çështjet e pazgjidhura bilaterale. Një ndër problemet me të cilat do të merret ky panel do të jetë problemi i sigurisë dhe pengimi i infiltrimit të mundshëm të fundamentalistëve ilamikë në Irak për të kryer sulme kundër trupave të koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të në Irak. Zebari ka ftuar fqinjët e Irakut që të kontrollojnë më mirë kufijtë dhe ka fajësuar grupet ekstremiste myslimane që vijnë nga jashtë, për dhunën që destabilizon vendin.
XS
SM
MD
LG