Ndërlidhjet

ÇABËR


Disa mijëra veta kanë marrë pjesë në varrimin e Egzon Deliu dhe Avni Veseli, nga Çabra, të cilët më 16 mars u mbytën në ujërat e lumit Ibër. Gjatë ceremonisë së varrimit nuk është shënuar asnjë incident. Në varrimin e dy fëmijëve ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili me këtë rast u shfaqi mirënjohje familjarëve të viktimave për qëndrimin e tyre dinjitoz, që në vazhdimësi apeluan te kosovarët për ulje tensionesh dhe heqje dorë nga dhuna. Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë.
Gjatë ditës së sotme situata në Kosovë vazhdon të jetë e qetë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG