Zijadin Gashi, Prishtinë
Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, ka kërkuar sot që të fillojë procesi i ridefinimit të raporteve ndërmjet administratës së Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve vendore. Këto qëndrime, Rugova i bëri sot në një konferencë për gazetarë, në ditën kur ai ka shpallur ditë zie për viktimat e rëna pas trazirave të fundit. Rugova vlerësoi se gjendja në Kosovë po i kthehet normalitetit, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij për përshpejtimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës, si një shtet i pavarur e sovran:
“Ne do të fillojmë shqyrtimin e shkaqeve dhe pasojave që u paraqiten në këto trazira. Duhet t’i shqyrtojmë raportet me UNMIK-un që të jenë më produktive dhe më efikase. Objektet e dëmtuara kulturore, historike e të kultit, si edhe ato publike, shtëpitë e qytetarëve do t’i rindërtojmë”, tha presidenti i Kosovës.
Rugova i ka dhënë mbështetje qeverisë për themelimin e një fondi të posaçëm për riparimin e dëmeve të shkaktuara gjatë protestave të dhunshme. Ndërkohë, po sot, shefi i UNMIK-ut Harri Holkeri dhe kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, kanë vizituar një bllok në lagjen Ulpiana të Prishtinës, i cili është i banuar nga pjesëtarët e komunitetit serb, por aktualisht qëndron i boshatisur, pasi që gjatë trazirave një grup protestuesisht kishin djegur disa apartamente të tyre. Holkeri e Rexhepi premtuan riparimin e dëmeve dhe kërkuan që etnitetet duhet të mësohen të bashkëjetojnë në Kosovë. Me këtë rast, Holkeri tha se UNMIK-u dhe institucionet vendore duhet të ulen për të biseduar se çka mund të bëhet në të ardhmen që jeta në Kosovë të normalizohet dhe që gjërat e tilla të mos përsëriten:
“Dëmi është shkaktuar, por ky nuk është fundi. Ky është fillim i ri në përpjekjet tona të përbashkëta me institucionet vendore”, tha Holkeri, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar nuk do të dorëzohet në përpjekjet e veta për një shoqëri humane e tolerante në Kosovë.
Në anën tjetër, kryeministri Rexhepi tha se aktet e tilla vandaliste nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë, duke vlerësuar më pas se ngjarjet e javës së fundit i shkaktuan një dëm të madh imazhit të Kosovës, por shtoi ai, është herët të thuhet se sa është dëmtuar e ardhmja e Kosovës. Pas këtyre trazirave, tha kryeministri Rexhepi, të gjithë në Kosovë janë humbës, ndërsa premtoi se qeveria e tij do të bëjë çmos që të paktën dëmet materiale të riparohen:
"Ju e dini se ne kemi marrë një vendim të qeverisë për themelimin e një fondi të posaçëm që të bëhen riparimet e pronës, qoftë private apo atyre kulturore e fetare. Ajo çka nuk mund të riparohet, janë jetët e njerëzve, prandaj në këtë moment duhet që të gjithë të jemi të arsyeshëm dhe është momenti kur duhet të vihet qetësia, rendi e ligji”, tha kryeministri Rexhepi.
Holkeri dhe Rexhepi, shoqëroheshin dhe nga një banore serbe e këtij blloku, Biserka Ivanoviç, e cila i falënderoi UNMIK-un dhe qeverinë në përpjekjet e tyre për riparimin e dëmeve dhe kthimin e të zhvendosurve nëpër shtëpitë e tyre.
“Ju lutem njerëz të mirë të Kosovës, ky është një mesazh edhe për ju ndaleni dhunën dhe parandalojeni që ajo të mos ju përsëritet më kurrë, ngase së bashku me komunitetin ndërkombëtar ne duam ta ndërtojmë një të ardhme të re për Kosovën”, tha kjo qytetare, duke ua përsëritur mesazhet e njëjta dhe liderëve serb që edhe ata të angazhohen për një jetë më të mirë dhe jokonfliktuoze në Kosovë.
Gjatë ditës, Holkeri ka vizituar dhe disa pjesë të komunës së Lypjanit të goditura nga trazirat e javës së kaluar.
Në anën tjetër, duke i vlerësuar zhvillimet e fundit, presidenti Rugova ka theksuar se pavarësisht rrjedhës së tyre, ato megjithatë nuk e kanë vënë në pikëpyetje statusin e ardhshëm të Kosovës:
“Këto ngjarje mund ta dëmtojnë imazhin e përparimeve në Kosovë, por të gjithë e kanë kuptuar se pavarësia është e domosdoshme për Kosovën”.
Rugova tha po ashtu, se edhe pas zhvillimeve të fundit, është vërtetuar se projektet e ndryshme për ndarjen e Kosovës nuk do të mund të realizohen, ngase ndryshimi i kufinjve, shtoi ai, do të kishte pasoja për tërë rajonin.