Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ish këshilltari për terrorizëm i presidentit George Bush, e ka akuzuar atë dhe zyrtarët e lartë të administratës se i kanë nënvleftësuar kërcënimet nga terrorizmi para sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.
Richard Clarke deklaroi para Komisionit që i heton sulmet e 11 Shtatorit se invazioni amerikan në Irak "dukshëm" e ka minuar luftën kundër terrorizmit.
Clarke i tha panelit se administrata e Clintonit, luftimin e Al Kaidës e ka patur prioritet të lartë, për të shtuar.
"Besoj që administrata e Bushit, në 8 muajt e parë e konsideronte terrorizmin çështje të rëndësishme, por jo çështje urgjente", tha Clarke.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG